Francezi që i mban në shtëpi 400 zvarranikë
24 shtator 2018
| 11:09
Në një shtëpi afër lumit Loire në Francë një kobra qëndron në tavolinën e kafesë, një breshkë 50 kilogramësh bredh nëpër kopsht dhe një krokodil dy metrae ruan portën.
Për më shumë se dy dekada 67-vjeçari Philippe Gillet, i apasionuar për zvarranikët, ka rritur në shtëpinë e vet më shumë se 400 kafshë frikësuese, përfshirë gjarpërinj, merimanga dhe hardhuca.