Francisco Rivera, ‘ylli i javës’ në Superligë

11 nëntor 2022 | 11:37

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, bëjnë ndarjen e çmimit “ylli i javës” pas çdo xhiroje në elitë. Çmimi i më të mirit për javën e 16-të i ka takuar futbollistit të KF Llapi, Francisco Rivera.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Berat Berisha, Lulzim Rrmoku, Sheremet Isufi.

Rivera pati paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen kundër Ballkanit, duke qenë njëri nga më të merituarit për fitoren e Kf.llapi në Suharekë, me rezultat 4:1, me dy gola të shënuar.

Çmimin “ylli i javës” për Riveran e ndau Ermira Muçiqi, nga Departamenti i financave në Albi Mall.

Pas kurorëzimit me çmimin e futbollistit më të mirë të javës, futbollisti i llapjanëve u shpreh i lumtur që e ndihmoi skuadrën e tij në fitoren kundër kampionëve në fuqi.

“Jam i lumtur që e ndihmova ekipin tim për të realizuar fitore ndaj një ekipi të madh si Ballkani. Fitorja është rezultat i punës dhe angazhimit që po e bën i tërë ekipi çdo ditë. Nuk e filluam mirë këtë kampionat, por nga ndeshja në ndeshje jemi duke u përmirësuar dhe mendoj se tashmë 11-shja më e mirë tashmë është gjetur. Në ndeshjen e fundit kemi pasur një kimi dhe jemi kuptuar shumë mirë me njëri-tjetrin. Besoj se jemi në rrugën e duhur për të realizuar fitore tjera, në mënyrë që të luftojmë sërish për kreun e tabelës, siç kemi bërë çdo vit tjetër”, ka thënë Francisco Rivera për faqen zyrtare të FFK-së. Pas fitores ndaj Ballkanit, Llapi ndodhet në pozitën e pestë me 19 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave ka bërë prezantimin e vlerësimit të fundit…