Franco Federici merr komandën e KFOR-it në Kosovë

13 nëntor 2020 | 16:27

KFOR-i në Kosovë ka komandantin e ri. Gjeneralmajor Franco Federici nga ushtria italiane, ka marrë të premten detyrën nga gjeneralmajori Michele Risi.

Përmes një komunikate të lëshuar nga KOFR-i, është thënë se gjeneral Risi ka përshëndetur pasardhësin e tij dhe ka falënderuar 3 500 ushtarët e tij dhe të gjithë partnerët e KFOR-it që kanë kontribuuar në arritjet e misionit.

Ndërsa gjeneralmajor Federici, ka shprehur krenarinë e tij që do të shërbejë si komandanti i 25-të i KFOR-it.

“Unë i kushtoj vlerë shumë të lartë punës ekipore dhe kohezionit dhe do të theksoj se vizioni i përbashkët dhe uniteti i përpjekjeve është esencial për suksesin e misionit tonë, jo vetëm brenda KFOR-it, por edhe me Organizatat tjera Ndërkombëtare dhe me Institucionet në Kosovë. Kjo është forca ngasëse prapa motos sonë të Forcës së Kosovës XXV: ‘Përparojmë si një’. Me vizion të përbashkët, ne do të sigurojmë përpjekje sinergjike për KFOR-in dhe institucionet në Kosovë”, citohet të këtë thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hakan Calhanoglu është personi më i përfolur në mediat italiane,…