Frankfurti e deklason Bayernin
Eintracht Frankfurti arriti ta mposhtë me rezultat bindës Bayern Munchen, që luajti nga minuta e nëntë e ndeshjes me dhjetë lojtarë në fushë, pasi që Jerome Boateng u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të qëllimshme ndaj sulmuesit të Frankfurtit, që ishte drejt golit.
Pasi mbeti me një lojtar më pak në fushë, Bayerni e pati të vështirë t’i rezistojë Eintrachtit, për të cilin shënuar Filip Kostiv (25’), Dijbril Sow (33’), David Abraham (49’), Martin Hinteregger (61’) dhe Goncalo Pacienca (84’).
Golin e vetëm për Bayernin e shënoi Robert Leëandoëski në minutën e 37-të, duke arritur kështu golin e 13-të në dhjetë ndeshjet e Bundesligës deri më tani dhe të 20-tin në të gjitha garat. Pas disfatës së sotshme, Bayerni radhitet në pozitën e katërt në tabelën e Bundesligës, me 18 pikë të fituara. Ndërsa, Eintrachti regjistron një pikë më pak, 17, nga dhjetë xhirot e deritanishme.