Frankfurti eliminoi Interin
14 mars 2019
| 23:03
Interi ka zhgënjyer para publikut të tij në “San Siro”, teksa i dha fund aventurës në Evropa Ligë pas humbjes 1-0 ndaj vizitorëve nga Frankfurti.
Skuadra gjermane u tregua ekipi më superior përgjatë 90 minutave dhe rezultati mund të ishte akoma më i thellë, por Handanoviq kreu disa pritje fantastike për të mbajtur të tijtë në lojë.
Pa Icardin e “dëmtuar” dhe Lautaro Martinez të pezulluar, sulmi Interit ishte krejtësisht mediokër. Candreva, Keita dhe Perishiq zhvilluan një ndeshje për t’u harruar, ndërsa Politano i vetëm testoi disa herë portierin Kevin Trapp, por pa mundur të shënojë.