Frankfurti nuk lejon rikthimin e Trappit në Francë
24 tetor 2018
| 11:25
Drejtuesit e skuadrës së Eintracht Frankfurtit duket se janë bindur plotësisht nga paraqitjet e portierit Kevin Trapp dhe dëshirojnë që ta blejnë përfundimisht atë.
28-vjeçari u transferua në verë nga francezët e PSG-së, në formë huazimi por, sipas medieve gjermane, klubi i Bundesligës po planifikon t’i nisë negociatat me kampionët e Francës për blerjen përfundimtare të tij.