Frankfurti refuzon ofertën e PSG-së për Kolo Muanin

21 gusht 2023 | 16:01

Skuadra kampione në fuqi e Ligue 1, PSG ka përgatitur ofertën e parë zyrtare për sulmuesin 24-vjeçar Randal Kolo Muani, që luan në Bundesliga me Eintracht Frankfurt.

Klubi francez ka ofruar 65 milionë euro për 24-vjeçarin, por kjo ofertë është refuzuar nga gjermanët. Sipas “Sky Germany”, skuadra e Bundesligës kërkon 100 milionë për të lënë të lirë sulmuesin, që sezonin e kaluar realizoi 23 gola në 46 ndeshje me Eintracht. Madje ai e nisi me gol edhe këtë sezon.

Kolo Muani ka një kontratë deri në vitin 2027 me skuadrën gjermane, por ai është vënë në shënjestrën e PSG-së, që kërkon një zëvendësues pas largimit të Neymar. Francezët e konsiderojnë si të lartë kërkesën e Eintracht për 100 milionë euro, ndaj synojnë të gjejnë një zgjidhje të mesme brenda 31 gushtit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KFOR-i ka njoftuar se ushtarët amerikanë do të zhvillojnë një…