Frankurti njofton për vdekjen e trajnerit të ekipit U19
06 shtator 2024
| 14:14
Eintracht Frankfurt ka konfirmuar vdekjen e trajnerit të ekipit U19, Helge Rasche.
33-vjeçari e humbi jetën e tij në një aksident me veturë të enjten. Klubi konfirmoi vdekjen e tij përmes një komunikate të lëshuar në rrjetet sociale.
“Eintracht Franfkurt është i mërzitur nga humbja e trajnerit të U19, Helge Rasche. 33-vjeçari e humbi jetën në një aksident trafiku, derisa klubi bashkëndjen me familjen e tij dhe shoqërinë në këto momente të vështira”, thuhet në komunikatë. “BILD” raporton se vetura e tij përfundoi jashtë rrugës dhe u përplas me një pemë.