Frashër Krasniqi ia përmend Kurtit nëntë koalicionet e LV-së me partitë tjera
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arsyetuar rezultatin në zgjedhjet lokale me “defekte brenda partisë” dhe me “bashkimin e partive tjera”, por një gjë e tillë është duke u kontestuar nga zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi.
Aktivisti dhe ish-zëdhënësi i LV-së, Frashër Krasniqi, ia ka përmendur gjithsej nëntë koalicione të fshehta e të hapura të kësaj partie për këto zgjedhje.
“Pasi mblodhi keqpërdorues, karrieristë e të korruptuar, majtas e djathtas dhe e mbushi partinë me ta, provoi të bëj pazare poshtë e lartë me të gjitha partitë, pasi krejt këto nuk i mjaftuan për t’i fituar zgjedhjet, tash Albin Kurti e LV-ja kthehen tek streha ‘kriminelët u bashkuan kundër nesh’”, ka shrkuar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje i Krasniqit:
– VV në Kamenicë bëri koalicion me AAK-në, AKR-në, dy ish-kryetarët e dështuar të komunës, Shaip Surdullin (ish-LDK) dhe Begzat Sinanin (ish-PDK), Fatmir Matoshin ish-ministër në Qeverinë PLAN;
– VV në Gjilan bëri koalicion me Qemajl Mustafën (ish-PDK) që ishte akuzuar për krim të organizuar e korrupsion si dhe me Listën Srpska (takimet e Ismajl Kurteshit që u dokumentuan me foto nëpër medie);
– VV në Junik bëri koalicion me LDK-në;
– VV në Sharr bëri koalicion me LDK-në;
– VV në Vushtrri e mbështeti PDK-në;
– VV në Shtime bëri koalicion të fshehur me LDK-në;
– VV në Prizren bëri koalicion me zv.Kryeministren e “PLAN”-it, Albulena Balajn (dhe një pjesë të NISMA-s);
– VV në Viti bëri koalicion me AAK-në;
VV gjithkund, ama bash gjithkund, ka negociu me partitë e tjera, për mundësi koalicionesh.
Pasi mblodhi keqpërdorues, karrieristë e të korruptuar, majtas e djathtas dhe e mbushi partinë me ta; provoi të bëj pazare poshtë e lartë me të gjitha partitë, pasi krejt këto nuk i mjaftuan për t’i fituar zgjedhjet, tash Albin Kurti e VV-ja kthehen tek streha “kriminelët u bashkuan kundër nesh”.
N’fakt, ju i bashkuat keqpërdoruesit, konservatorët, regresistët, krejt bashkë… kundër Qëndronit dhe kundër kandidatëve të tjerë, kudo që patët mundësi.