Frashër Krasniqi: Kurti nuk po e mbron as Selimin e as Krasniqin nga Gjykata Speciale
Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka reaguar pas ftesave të Gjykatës Speciale për dy zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e Gani Krasniqi,.
Krasniqi ka thënë se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk është duke e mbrojtur as Selimin e as Krasniqin nga kjo gjykatë edhe pse sipas tij dikur Kurti thoshte se “kur Vetëvendosje vjen në pushtet, ne do t’ju mbrojmë nga Gjykata Speciale”.
“’Kur Vetëvendosje vjen në pushtet, ne do t’ju mbrojmë nga Gjykata Speciale’”. Kështu i drejtohej Albin Kurti dikur Hashim Thaçit. Kurse sot kur Gjykata Speciale po i fton një nga një ish-komandantët e UÇK-së, as deklaratë mbrojtëse nuk po lëshon. Se lëre më të bëjë diçka siç kishte premtuar. Dhe nuk po flasim këtu vetëm për komandantët e partive tjera. Ai nuk po i mbron as Rexhep Selimin e Gani Krasniqin që i ka në partinë e vet. Dikur i thoshte Thaçit që për pak pushtet po e djeg luftën e UÇK-së dhe gjithë shokët e tij. Sot Kurti vet, për pak pushtet, po e len specialen që t’ia marrë shokët dhe të vazhdojë njollosjen e UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/