Frashër Krasniqi: Na arrestuan brutalisht
16 qershor 2022
| 21:06
Policia e Kosovës i ka liruar Dardan Molliqajn dhe aktivistët e tjerë të PSD-së, Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Korab Korça dhe Gëzon Kastrati.
Aktivistët e PSD-së u liruan dy orë pasi u arrestuan të enjten në rrugën “Agim Ramadani”.
Lajmin e ka bërë të ditur Frashër Krasniqi përmes një shënimi në Facebook.
“Kjo është fytyra e Qeverisë Kurti. Na arrestuan brutalisht për të treguar forcë, e na liruan pas 2 orësh sepse arrestimi ishte joligjor. Arbitrariteti i mendësisë totalitare nuk është ndryshe”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Kjo është fytyra e Qeverisë Kurti. Na arrestuan brutalisht për të treguar forcë, e na liruan pas 2 orësh sepse arrestimi ishte joligjor.
Arbitrariteti i mendësisë totalitare nuk është ndryshe.