Frashër Krasniqi publikon videon e plotë ku Albin Kurti refuzon vijat e kuqe ndaj PDK-së
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka publikuar videon e plotë, ku sipas tij Albin Kurti refuzonte vendosjen e vijave të kuqe për koalicion me PDK.
“Unë mbrëmë e postova vetëm një pjesë të videos ku Albin Kurti refuzon të vendosë vija të kuqe për PDK, dhe këtë e bëra ngase videoja e plotë ishte 26 min. dhe nuk desha me i lodhë njerëzit me diskutime që nuk janë relevante në raport me temën”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Krasniqit:
VIDEO E PLOTË KU ALBIN KURTI REFUZON VIJAT E KUQE NDAJ PDK
Unë mbrëmë e postova vetëm një pjesë të videos ku Albin Kurti refuzon të vendosë vija të kuqe për PDK, dhe këtë e bëra ngase videoja e plotë ishte 26 min. dhe nuk desha me i lodhë njerëzit me diskutime që nuk janë relevante në raport me temën.
VV në mungesë të çfarëdo argumenti valid që kundërshton përmbajtjen e fjalës së Albinit, më akuzoi për montazhë.
QE KU E KENI VIDEON E PLOTË PRA, KU ALBIN KURTI:
– Refuzon me marrë vendim për vija të kuqe ndaj PDK-së, dhe gjatë gjithë fjalës sillet e pështillet për të justifikuar veten, dhe thotë qartë “Unë nuk muj me thanë qitash, qishtu po ia bojmë ose qashtu po ia bojmë…”
– Ai thotë se vendimin duhet ta marrim vetëm pas një studimi shkencor! D.m.th. po u dashka studim shkencor për me e kuptuar a bën me hy në koalicion me PDK apo jo???
– Gjatë gjithë fjalimit të tij i trajton LDK dhe PDK si me qenë njësoj. Pra nuk bën fare dallim në mes këtyre dy subjekteve.
– I quan “karneval” dhe “funeral” protestat e qeta dhe paqësore (të 17 shkurtit 2016, dhe protestën e majit 2016), që kanë qenë saktësisht të njëjta me këtë protestën e fundit që e bëri VV këtë vit.
– Tregon se si “ka kaluar koha e protestave që i thërret vetëm një subjekt” – por të njëjtën gjë e bëri këtë vit, kur e vetme organizoi protestë.
– Albin Kurti flet se si është shumë i kënaqur me bashkëpunimin me AAK dhe NISMA-n, dhe shumë i pakënaqur që ky bashkëpunim s’po mund të vazhdojë më tutje.
– Tregon se si ka botëkuptim ndryshe për këto subjekte, dhe se si “PDK dhe LDK, nuk janë të pandryshueshme dhe janë fluide”.
– Albin Kurti aludon që kur ne ta rrëzojmë qeverinë, PDK dhe LDK ndryshojnë dhe bëhen më të mira.
– Albin Kurti thotë se nuk është i sigurt që pas një viti PDK dhe LDK nuk ndryshojnë. Ai thotë se ne mund të marrim vendim sot për vija të kuqe, por do të jetë shumë më ndryshe pas një viti. “Unë mendoj që kjo punë është shumë më fluide, nuk është lehtë me ia qellu”.
– Ai kërkon të abstenojë nga ky vendim. Ai thotë se veprimet tona mund t’i transformojnë PDK dhe LDK.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/frasherkrasniqi/videos/10218913663099070/