Frashër Krasniqi thotë se Kurti po e mbron me dhunë Gjykatën Speciale
29 nëntor 2023
| 16:00
Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit dhe pesë aktivistëve të tjerë të kësaj partie pas përplasjeve me policinë në zhvillimin e një aksioni kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova.
Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se kryeministri Albin Kurti po e mbron “me dhunë” Gjykatën Speciale.
“Krejt ju që thuani se Kurti nuk e bëri Gjykatën Speciale, shiheni si po e mbron sot atë gjykatë: me dhunë e arrestime!”, ka shkruar Krasniqi.
Përveç Dardan Molliqajt, policia ka arrestuar edhe Nol Nushin, Zgjim Hysenin, Korab Korqën, Agron Kabashin dhe Gent Brahimin.