Frashër Krasniqi tregon arsyen pse Veseli ia ndali fjalën
Pasi kryeparlamentari Kadri Veseli ia ndërpreu fjalën në foltoren e Kuvendit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i shoqëruar edhe nga shefi i grupit parlamentar të kësaj lëvizje, Glauk Konjufca, ka mbajtur një konference për medie në hollin e Kuvendit.
Krasniqi ka thënë se sot deshi t’ua bënte një pyetje pushtetit si do t’ua kthejnë dy vite të tyre të humbura, vuajtjet e familjes dhe shokun e humbur, Astritin.
“Na kanë quajtur terrorist. Kam pas për t’ua bërë një pyetje se çka doni t’u thoni sot qytetarëve dhe nënave tona. Që dy vjet na keni maltretuar me një rast të montuar politik. A doni të kërkoni falje sot që dy vjet të jetës na i keni humb, që shokun na keni marr. A doni me dalë për të kërkuar falje sot, kur çdo raport, vendim i gjykatave i niveleve më të lartë ka treguar se ka parregullsi. Kjo është çka i ka penguar Kadri Veselit, e që do t’i pengojë tërë jetën”, ka thënë Krasniqi, raporton “Epoka e re”.
Ndërkaq Glauk Konjufca ka thënë se sot kryeparlamentari Veseli e tregoi fytyrën e vërtet të tij.