Frashër Krasniqi: Vetëvendosja po lufton për pozita

31 maj 2018 | 12:06

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka kritikuar veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje që kjo parti është duke i bërë për ta shkarkuar nga posti i nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërgutin.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje është në gjendje ta dëmtojë interesin shtetëror për shkak të një pozite.

“VV sapo deklaroi që nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare të Kosovës, pa u hedhur në votim shkarkimi i Aida Dërgutit nga nënkryetarja Kuvendit. Kush po lufton për pozita këtu?! Kush qenka në gjendje me e dëmtuar   interesin shtetëror për shkak të një pozite?”, ka shkruar Krasniqi.

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mimoza Kelmendi Sa herë vjen maji dhe kujtojmë ditëlindjen e…