Frashëri dhe Ferreira largohen nga Gjilani

08 janar 2021 | 16:32

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Erlis Frashëri, është larguar nga skuadra e Gjilanit.

Futbollisti nga Shqipëria në një shkrim publikuar në “Facebook” ka treguar se me skuadrën gjilanase është ndarë me marrëveshje të dyanshme.

“Ju njoftoj se nuk jam më pjesë e skuadrës së Gjilanit. Me marrëveshje të dyanshme arritëm ta ndërpresim kontratën. Falënderim i përzemërt për drejtuesit e klubit, presidentin Florim Zuka, i cili më ka mbështetur dhe vlerësuar. Falënderim për trajnerin Gentjan Mezani, gjithashtu edhe për Bylbyl Sokolin. Falënderoj grupin e futbollistëve, shokët e skuadrës me të cilët kemi kaluar një vit e gjysmë të shkëlqyer dhe kemi mbështetur njëri-tjetrin në ditë të mira dhe të këqija. Çuna, ju uroj shumë suksese në ndeshjet në vijim! Një falënderim i veçantë dhe special për ‘Skifterat’, për mbështetjen dhe miqësinë që më keni dhuruar. SC Gjilanit i uroj suksese dhe arritje të objektivave”, ka shkruar Frashëri.

Krahas mbrojtësit Frashëri, nga skuadra e Gjilanit është larguar edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Jackson Ferreira.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gropë gjigande u hap në tokë, pranë spitalit Ponticelli…