Frashëri largohet nga Ballkani

12 qershor 2023 | 15:26

Stivi Frashëri nuk është më pjesë e Ballkanit. Portieri shqiptar i ka ndarë rrugët me klubin nga Suhareka pas suksesit të jashtëzakonshëm që e patën bashkërisht. Therandasit u shpallën kampionë të dyfishtë të Kosovës, ndërsa në portë e kishin gardianin e tyre të sigurt.

“Me anë të këtij postimi, ju njoftojmë se pas dy sezoneve bashkë, FC Ballkani ka ndarë rrugët me portierin, Stivi Frashëri. Klubi e falënderon gardianin, pasi falë edhe kontributit të tij të madh, kemi arritur sukseset tona historike. Poashtu, i urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e Ballkani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Shëndetësisë,…