Fredi Beleri lirohet nga burgu
02 shtator 2024
| 15:36
Fredi Beleri është liruar me kusht nga burgu. Vendimi është marrë të hënën nga Gjykata e Fierit.
Belerit i kishte ende dhe 6 javë nga përfundimi i kohës së dënimit.
Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet nga Demokracia e Re e Greqisë në zgjedhjet evropiane të 9 qershorit.
Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia kishte hequr Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë.