Fredi Beleri mbetet në burg, Apeli i refuzon kërkesën për zbutje të masës së sigurisë

26 janar 2024 | 16:22

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Kjo ishte hera e 12-të që Belerit i refuzohej zbutja e masës së sigurisë.

Po ashtu mësohet se seanca u shty me një orë, pasi munguan avokatët e Belerit.

Beleri kishte kërkuar përjashtimin nga çështja të gjyqtares së Apelit të GjKKO, Daniela Shirka.

Kujtojmë se Beleri akuzohet për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, ka konfirmuar të premten…