‘Freedom House’: Kosova, pjesërisht e lirë

04 mars 2020 | 12:25

Raporti “Liria në botë 2020”, i “Freedom House” edhe sivjet e radhit Kosovën në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Në pjesën për Kosovën, raporti ka theksuar se “zgjedhjet e kanë vënë në pushtet partinë nacionaliste Vetëvendosje, ku ajo ka një mundësi për ta ndryshuar kulturën e korrupsion në vend”.

Sa i përket Serbisë dhe Malit të Zi, ky raport ka theksuar se, gazetarët e pavarur, figura të opozitës dhe ata që perceptohen si armiq të qeverisë, janë përballur me ngacmime, kërcënime dhe nganjëherë edhe me dhunë.

“Zhgënjimi i publikut me partitë qeverisëse kanë nxitur protesta të mëdha në të dyja vendet, por ato nuk arritën të sjellin ndonjë ndryshim domethënës”, ka thënë “Freedom House”.

Një pjesë e raportit i kushtohet edhe Maqedonisë së Veriut, është thënë se “vendi mbajti zgjedhje konkurruese presidenciale, duke ndihmuar në riparimin trashëgimisë jodemokratike të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokracia është nën sulm në të gjithë globin dhe efektet…