Freedom House shpallet “organizatë e padëshirueshme” nga Rusia

08 maj 2024 | 13:44

Rusia ka shpallur “organizatë të padëshirueshme” grupin për të drejtat e njeriut, Freedom House. Ky vendim mund të vendosë këdo që punon ose bashkëpunon me OJQ-në në rrezik ndëshkimi nga autoritetet.

Freedom House, me bazë në Uashington është themeluar më 1941 dhe njihet për avokim politik në lidhje me çështjet e demokracisë, të drejtave politike dhe lirive të njeriut. Në raportin e saj më 2024, Freedom House, e ka cilësuar Rusinë si vend të “pasigurt”, duke vlerësuar atë me vetëm 13 pikë nga 100 të mundshme për Lirinë Globale. “Që kur regjimi filloi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, autoritetet kanë intensifikuar kufizimet mbi të drejtat dhe liritë individuale me qëllim që të mbysin mospajtimin e brendshëm”, është thënë në deklaratë.

Ligji “organizatë e padëshirueshme”, i miratuar më 2015, vë në shënjestër organizatat joqeveritare të cilat financohen nga jashtë.

Zyrtarët rusë e kanë përdorur këtë ligj për t’i margjinalizuar dhjetëra organizata të huaja në Rusi. Kjo nënkupton që një organizatë nuk mund të operojë në Rusi, dhe qytetarëve të Rusisë u ndalohet bashkëpunimin me të, sepse në të kundërtën rrezikohen nga ndjekja penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestat kundër të ashtuquajturit projektligji për “agjentët e huaj”, i…