FREGATA POLITIKE E KOSOVËS
Shkruan: Ismail Syla
Edhe sot u vërtetua fakti që në Kosovë partitë shqiptare shtetformuese: PDK, LDK, AAK, NISMA në vetvete bartin vlera të përbashkëta klasike.
Ato iu përgjigjën ftesës së presidentit Thaçi për t’u informuar rreth vizitës në Uashington javën e kaluar.
Vlera klasike të partive tona politike, sipas tipologjisë sime, janë njohja e njëra tjetrës, respektimi i ndërsjellë, bashkërendimi i veprimeve, gatishmëria dhe arritja e koncensusit për çështjet jetësore kombëtare, kultura shtetërore, vetëdija e lartë institucionale etj.
Pra, sot partitë parlamentare edhe njëherë treguan vlera klasike.
Ia vlen që të jepet një shpjegim sipas gjeniut të prozës argjentinase Jorge Luis Borges për domethënien e fjalës “klasik”.
Sipas tij ky emër që përdoret edhe si mbiemër p.sh. “vepër klasike” etj., vjen nga kuptimi i fjalës fregatë, anije luftarake e vogël por e shpejtë.
Për të qenë e tillë, një anije nuk mund ta ketë tërë botën brenda, por vetëm gjërat elementare, esenciale, të domosdoshmet e të domosdoshmeve.
Pra, në fregatë bëhet jetë vetëm me gjërat themelore të jetës.
Edhe një kryevepër artistike është klasike, nëse ka të koncentruar brenda vetvetes jo tërë historinë e njerëzimit, por atë që e përmban e ka tejet solide, me densitet e ngjeshmëri maksimale.