Freiburg komandon në Bundesliga, Bayerni ngec në Berlin

03 shtator 2022 | 17:37

Bayern Munchen nuk ia ka dalë të fitojë në Berlin. Kampionët në fuqi të Gjermanisë barazuan 1-1 kundër Union Berlin, me një ndeshje që nisi me golin e vendasve.

Becker që në minutën e 12-të e ccoi topin në rrjetë, por festa zgjati  shumë pak. Kimmich vendosi baraspeshën dhe më pas Bayern u mundua të shënonte golin e fitores, por pa sukses.

Freiburg ka përfituar dhe me fitoren 3-2 në transfertë kundër Bayer Leverkusen, ka marrë vendin e parë në klasifikim. Festë edhe për Werder Bremen, që mposhti 2-0 Bochum të vendit të fundit.

Stuttgart-Schalke përfundoi në barazim 1-1, kurse Koln mundi jashtë fushe me rezultatin 4-2 skuadrën e Wolfsburg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të javës së pesë…