Freiburgu eliminon Bayernin nga Kupa

04 prill 2023 | 22:53

Bayern Munchen është eliminuar nga DFB Pokal që në fazën çerekfinale. “Bavarezët” u mundën 1-2 në shtëpi nga Freiburg, në një sfidë emocionuese.

Ekipi i Nagelsmann realizoi i pari me Upamecanon në minutën e 19-të, duke bërë të gjithë të mendojnë se gjërat do të jenë të thjeshta. Nuk ndodhi kështu, pasi skuadra e Freich përmbysi gjithçka.

Brenda pjesës së parë ishte Hofler që vendosi ekuilibrat. Në fundin e takimit, kualifikimi surprizë i Freiburg u vendos nga Holer, me një ekzekutim të saktë të një penalltie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lama, duke ironizuar ka thënë…