Frenim i sigurt për një komunikacion pa rrezik
Për nder të Ditës Evropiane për Siguri në Rrugë, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, ndoqi nga afër procedurat e kontrollimit teknik të automjeteve në një nga qendrat e licencuara për kryerjen e këtij shërbimi.
Me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve të Kosovës si dhe të minimizimit të aksidenteve rrugore, ministri Lekaj ka bërë apel te të gjithë poseduesit e automjeteve që të mos bëhen pjesë e trafikut rrugor, nëse automjeti i tyre nuk është në rregull teknikisht.
Mesazh paralajmërimi ministri i ka dhënë edhe qendrave të kontrolleve teknike, për moslëshim apo neglizhim të kontrolleve teknike të të gjithë automjeteve, dhe përmbushje të obligimit siç parashihet në licencën e tyre.
Prezentë gjatë këtij takimi ishte edhe Policia e Kosovës, të cilët treguan për bashkëpunimin që kanë me MI-në, për rritje të sigurisë në rrugë.
/Epoka e re/