Freskohet faqja e Kuvendit, nga Lista Serbe mbetet vetëm emri i deputetit Adem Hoxha
07 nëntor 2022
| 13:10
Janë hequr nga faqja e Kuvendit të Kosovës, emrat e dhjetë deputetëve të Listës Serbe.
Vetëm disa minuta pasi Zyra për Media e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se këta deputetë kanë dhënë dorëheqje duke dorëzuar mandatet e tyre, faqja zyrtare e Kuvendit të Kosovës ka rifreskuar të dhënat.
Kështu, në listën e deputetëve të grupit parlamentar të Listës Serbe, tanimë figuron vetëm deputeti goran, Adem Hoxha.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, i është bashkuar Listës Serbe në nëntor të vitit 2020, pas largimit të tij nga grupi parlamentar 6+. Që nga ajo kohë e deri më sot Lista Serbe kishte 11 deputetë.