Friedrich Merz, politikani që do ta sfidojë Olaf Scholzin për kancelar të Gjermanisë
Partia opozitare gjermane, Unioni Kristian Demokrat (CDU), ka njoftuar të martën se ka zgjedhur Friedrich Merz si kandidat për kancelar në zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm.
Zgjedhja është njoftuar në një konferencë për shtyp ku folën Merz dhe Markus Soder, kryeministri i Bavarisë dhe lider i Unionit Kristian Social (CSU), i cili ishte gjithashtu kandidat për këtë pozitë.
Zeder ka theksuar se ai e mbështet plotësisht Merzin dhe se ata ishin të bashkuar nga qëllimi i përbashkët për të rrëzuar qeverinë aktuale “dhe për ta kthyer Gjermaninë në rrugën e duhur”.
Merz ka falënderuar Zederin për mbështetjen dhe ka thënë se partia e tij, e cila u drejtua për vite nga ish-kancelarja Angela Merkel, ka një “synim të fortë për të marrë përsëri përgjegjësinë e lidershipit në vend”.
Ky vendim paraqet sfidë për kancelarin aktual, Olaf Scholz, në zgjedhjet e planifikuara për në muajin shtator të vitit 2025.
Scholz ka thënë se dëshiron të kandidojë sërish për kancelar, por partia e tij nuk e ka konfirmuar këtë, shkruan “Reuters”.
Merz aktualisht konsiderohet favorit, pasi Zeder nuk ka arritur të fitojë mbështetjen për kandidaturën e tij, sipas raportimeve të mediave gjermane.
Gjermanët përballen me zgjedhjet vitin e ardhshëm në një kohë kritike, pasi vendi po përpiqet të integrojë një numër të madh refugjatësh ndërsa ekonomia dobësohet. Sulmet e fundit ekstremiste kanë nxitur një rritje të mbështetjes për të djathtën ekstreme.
Ndryshe, sondazhet tregojnë se Demokristianët janë aktualisht partia më e fortë në vend.