Frika e Pence dhe “2 përfitimet nëse Trump shkarkohet”

11 janar 2021 | 03:00

Kur kanë mbetur dhjetë ditë deri në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të SHBA, Joe Biden, ajo që po ndodh në Amerikë për transferimin e pushtetit i ngjan një trilleri. Pas pushtimit të Kapitolit nga mbështetësit e Donald Trump demokratët janë të vendosur të fillojnë procesin e largimit të presidentit në largim me akuzën e nxitjes së kryengritjes.

Lëvizjen për ta bërë e ka në dorë edhe zv/ presidenti Pence. CNN raportoi se Pence nuk e përjashtoi mundësinë e aktivizimit të Amendamentit të 25-të për të zëvendësuar presidentin. Por cila është frika e Pence, që tashmë i ka prishur raportet me Trump?

Sipas një burimi të cituar nga CNN, ekipi i Pence është i shqetësuar se presidenti Trump mund të marrë masa që do të rrezikojnë sigurinë kombëtare nëse ai vazhdon me aktivizimin e amendamentit 25-të, ose demokratët me planin për të shkarkuar. Prandaj Pence po punon për të siguruar një transferim të qetë të pushtetit në administratën e Biden.

Përfitimi i dyfishtë i një shkarkim të mundshëm të Trump

Walter Grindsweig, profesor i studimeve amerikane në Gjermani shprehet se “dëbimi i Donald Trump ka kuptim”. Profesori austriak thekson dy përfitimet nga shkarkimi i Donald Trump, pas asaj që bëri në Kongres. “Nga njëra anë, procesi ka kuptim sepse në këtë mënyrë bëhet e qartë se sulme të tilla ndaj institucioneve themelore të shtetit nuk tolerohen.

Unë mendoj se shumë amerikanë po presin, pas asaj që panë në televizionet e tyre, për një lloj pastrimi. Ishte një tronditje për publikun amerikan të shikonte pamjet e pushtimit të Kapitolit. Nga ana tjetër, procesi i shkarkimit, nëse është i suksesshëm, do t’i mbyllte derën Trump për zgjedhjet presidenciale në 2024” tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Benjamin Mendy ka thyer sërish rregullat e Covidit, duke udhëtuar…