Frika nga virusi, “Google” mbyll zyrat
Gjigandi teknologjik “Google” ka marrë vendimin që deri në verën e vitit tjetër punonjësit të punojnë nga shtëpia, për shkak të pandemisë Covid-19.
Kur koronavirusi u përhap, stafi i “Google” filloi që ta bënte punën nga shtëpia dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre në rast se numri i të infektuarve ulej, do të ktheheshin në zyrë.
Sipas asaj që raporton “BBC”, vendimi për të punuar nga distanca edhe vitin e ardhshëm tregon se një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë po përgatitet për një pandemi të gjatë dhe mund të nxisë bizneset e tjera që të ndjekin këtë model.
Në të gjithë botën aktualisht kompania “Google” ka rihapur vetëm 42 zyra, ku punon një staf shumë i vogël dhe me orare të reduktuara.
CEO i “Google”, Sundar Pichai është shprehur se ky vendim do të ofrojë fleksibilitet që u nevojitet punonjësve duke u kujdesur për veten dhe të familjet e tyre gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Dy muaj më parë të njëjtën linjë ndoqi edhe “Twitter”, që vendosi që punonjësit të punojnë nga shtëpia deri në një moment të dytë. Drejtori ekzekutiv Jack Dorsey deklaroi se njerëzit që punojnë në këtë kompani mund të zgjedhin nëse duan që punën ta bëjnë punën përgjithmonë nga shtëpia.
Ndërkaq edhe gjiganti “Amazon” zgjati politikën e saj të punës nga shtëpia të paktën deri në fillim të tetorit të vitit tjetër.