Frikë për terrorizëm në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike

13 maj 2024 | 15:24

Nuk ka asnjë “plan B” apo “plan C” në rastin e kërcënimeve serioze terroriste në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Ajo që ka folur për mediat për këtë çështje është kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo.

“Unë e di vetëm planin A”, tha Hidalgo për mediat, pas komenteve për planet alternative nga ana e organizatorëve për ceremoninë e hapjes. Ajo ka mbrojtur besueshmërinë e planit të deritanishëm të këtij eventi.

“Duhet të kesh besim në punën e bërë. Unë punoj në një plan A. Nuk di asgjë tjetër përveç planit A. Ka ekipe profesionistësh të jashtëzakonshëm, me prefektin Laurent Nunez në krye, që punojnë për sigurinë e Lojërave”, tha më tej Hidalo.

“Është në këmbë një organizatë shumë solide në të cilën të gjithë bashkëpunojnë për të mirën e këtij eventi. Ne jemi gati dhe do t’i mirëpresim të gjithë”, tha kryetarja e Bashkisë së Parisit.

Ceremonia e hapjes së Olimpiadës, ndryshe nga zakonisht, nuk do të zhvillohet në stadiumin olimpik.

Ajo do të zhvillohet në lumin Senë, me ekipet që do të parakalojnë të hipura në varka përgjatë lumit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Presidentja maqedonase në daljet e saj publike ka të drejtë…