Frikësohen në Serbi: Biden do të kërkojë ta njohim Kosovën si shtet të pavarur

13 dhjetor 2020 | 16:10

Qysh në fillim, administrata e re e ShBA-së ka paralajmëruar një qëndrim më aktiv dhe dominant ndaj Ballkanit, kryesisht me kthimin e Madeleine Albright në skenën politike, siç tregohet nga mesazhet e saj të para kundër Serbisë.

Ata që janë të njohur me rregullat mbi të cilat mbështetet politika ndërkombëtare, kanë thënë për portalin serb “Nova.rs” se një presion më i theksuar e pret Serbinë në njohjen përfundimtare të pavarësisë së Kosovës dhe, nëse mundësisht ndërprerjen e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën.

Për ata që nuk e kanë kuptuar se çfarë e priste Serbinë, për ata që kanë pretenduar se nuk do të kishte ndryshim në politikën e ShBA-së ndaj Serbisë në lidhje me atë të praktikuar nga Donald Trump, një mesazh i qartë ka ardhur nga vetë Joe Biden, i cilika kthyer në skenë ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright.

Gjegjësisht, Albright, së bashku me ekspertin e situatës politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, janë përgjegjës, në emër të administratës Biden-Harris, për të bërë rekomandime për të ardhmen e politikës amerikane në Ballkan, shkruan “Nova.rs”.

Ky medium ka shkruar se “Albright mbahet mend nga publiku në Serbi si mbështetësja më e madhe e bombardimeve dhe mbrojtësja më e zhurmshme e ‘demokracisë Tomahawk’, e cila na quajti ‘serbë të neveritshëm’, të cilët praktikisht ndërprenë negociatat në Rambuje dhe u premtuan shqiptarëve gjithçka që ata duan’”.

Agjenda e përcaktuar

Duke folur për kthimin e Albright dhe administratën e re të ShBA-së, kryetari i Qendrës për Politikë të Jashtme dhe profesor në Fakultetin e Shkencave Politike të Beogradit, Dragan Gjukanoviq, ka thënë: “Ndikimi i Albright në çdo administratë demokratike amerikane ka qenë i lartë. Tani duket se e pret një angazhim shtesë. Ajo është e njoftuar mirë me situatën e Ballkanit dhe do të jetë në gjendje të ndikojë ndjeshëm në formulimin e politikës së ShBA-së në Ballkan”.

Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë agjendën e tyre të përcaktuar, të cilën nuk e kanë ndryshuar as nën administrimin e Trump.

“Perceptimi i tyre për Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Ballkanin në përgjithësi është i qartë. Këtu është vetëm një pyetje se si ata do të zbatojnë ato që janë planifikuar për ta në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

Presioni do ta ndjehet shpejt në Serbi

Diplomati serb, Zoran Milivojeviq ka një mendim të ngjashëm më atë të Dragan Gjukanoviqit.

“Gjëja kryesore është njohja e pavarësisë së Kosovës, dhe pyetja e vetme është se cila metodologji do të zbatohet me këtë rast. Administrata Trump u soll në një mënyrë tjetër, kjo çështje nuk u zgjidh përmes Departamentit të Shtetit siç ishte rasti më parë, por Trump e bëri atë direkt përmes Shtëpisë së Bardhë dhe në një fushatë zgjedhore. Një mekanizëm ekonomik u përdor, i manifestuar në marrëveshjen e Uashingtonit, i cili dha rezultate dhe është shumë pragmatik. Kur bëhet fjalë për administratën e re, është e qartë se ajo po kthehet në vazhdimësinë e atyre të mëparshme, veçanërisht të Obamës”, la thënë Milivojeviqi, duke shtuar se administrata e re dëshiron ta kthejë kthejnë Amerikën në pozicionin e fuqisë numër një globale.

“Vendosja e punës përsëri në duart e Departamentit të Shtetit dhe pastaj koordinimi i ShBA-së me Brukselin përreth Ballkanit Perëndimor, do të thotë pak a shumë presion amerikan, në varësi të vlerësimit të situatës. Kjo, përveç njohjes së pavarësisë së Kosovës, nënkupton edhe ndalimin e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkan. Në çdo rast, një marrëdhënie më aktive dhe dinamike midis Shteteve të Bashkuara, Serbisë dhe Ballkanit na pret. Do ta ndiejmë shumë shpejt”, është shprehur Milivojeviqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pronar biznesi në Florida mbuloi faturat e shërbimeve për…