Froome: S’kam përdorur doping
Çiklisti britanik Chris Froome ka konfirmuar edhe një herë për mediet se nuk ka përdorur doping pavarësisht se analizat e dala nga një test antidoping në Vueltën e Spanjës e kanë nxjerrë atë pozitiv.
Froome, që vjet fitoi si Turin e Francës ashtu dhe Vueltën, deklaroi se gjithçka erdhi si pasojë e përdorimit të një substance prej astmës, ndërkohë që normat e substancës së ndaluar ishin disa herë mbi normën e lejuar.
“Nuk kam bërë asgjë të gabuar. Është e vështirë të pranosh këto akuza dhe këtë situatë, por jam përqendruar te gara, tek objektivat e mi. Unë, më shumë se kushdo, dua që ky proces të mbarojë sa më shpejt. Rasti im nuk ka asgjë të ngjashme me atë të Contadorit, pasi përdori një substancë të ndaluar”, deklaroi çiklisti Chris Froome.