Frutat e tepërta norvegjezët i vendosin jashtë që t’i marrin kalimtarët
01 tetor 2018
| 11:19
Norvegjezët gjithmonë tregojnë se janë shumë humanë. Ata kanë vendosur një rregull të pashkruar, ku frutat e tepërta i nxjerrin në oborrin e shtëpisë, në mënyrë që të hanë edhe ata që nuk kanë. Sapo ata i vjelin pemët, pjesën e mbetur e fusin nëpër qese dhe i lënë jashtë oborrit, që kalimtarët të marrin aq sa kanë nevojë.