![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/shaqir-palushi.jpg)
“Frutex” ndan 10,000 euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës
01 mars 2022
| 18:48
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se për shkak të nevojave të FSK-së dhe situatës aktuale ndërkombëtare, ka marrë vendim për themelimin e Fondit të Sigurisë.
Pas këtij lajmi, kompania “Frutex” ka ndarë 10,000 euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës.
Këtë e ka bërë me dije në “Facebook” pronari i kësaj kompanie Shaqir Palushi.