Fruthi preku 225 persona, Tirana me numrin më të lartë
Problematika është situata e fruthit në Shqipëri, pasi vetëm në tre muajt e parë të këtij viti janë konfirmuar 225 raste.
Tirana ka numrin më të madh të pacientëve me fruth për shkak se ka edhe numrin më të lartë të prindërve që refuzojnë vaksinimin e fëmijëve sipas dozave të caktuara.
Por këto ditë edhe Korça dhe Lezha ka shfaqur numër të rritur të pacientëve me fruth madje në Korçë edhe ndër radhët e personelit mjekësor, të cilin e kishin hezituar të bënin vaksinën.
Për të frenuar rritjen e numrit të të prekurve, Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë ka gati një plan të ri masash.
Ndërkohë që fruthi po përhapet shpejt edhe në disa vende të tjera të Evropës. Në Itali tanimë vaksina anti-fruth u bë e detyrueshme dhe asnjë nxënës nuk pranohet në shkolle nëse nuk është i vaksinuar. /TCh/