‘Frutti’ shpërblehet nga Oda Ekonomike me çmimin ‘Exportuesi i vitit 2019’
Në Gala mbrëmjen e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, kompania e mirënjohur e lëngjeve ‘Frutti’ është shpërblyer me çmimin Exportuesi i vitit 2019!
Frutti nga vitet 2009 eshte fitues i çmimeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe në sirtaret e kësaj kompanie u shtua dhe çmimi i rradhës si Exportuesi i vitit 2019 dhe si gjithmonë e obligijnë këto çmime këtë kompani të jetë sa më inovative, të kujdesshme në detaje, me sjellje të përgjegjshme dhe produket cilësore.
Frutti me rritjen e vazhdueshme dhe investimet strategjike, ka ndikuar konkretisht në ekonominë e Kosovës me zbutjen e papunësisë dhe krijimin e vazhdueshëm të vendeve të reja të punës në treg e duke krijuar dhe imazh të vendit tonë me cilësi në rajon e më tej.
Frutti gjithmonë pranë jush.