Frymë e re për suksese të reja në FC Kosova Düsseldorf
Klubi më i trofeshëm shqiptar i futbollit FC Kosova Düsseldorf, ka filluar përgatitjet për sezonin e ri 2024\25. Ky klub tashmë është inkuadruar në Landesliga dhe pretendimet dhe qëllimit e klubit janë që të shkëlqejnë edhe në këtë ligë. Dhe për të arritur rezultate e dëshiruara klubi ka bërë përforcime duke u nisur nga trajneri por dhe ka transferuar edhe lojtarë të mire dhe me përvojë.
Kështu thuhet në një njoftim të anëtarit të kryesisë së klubit, Muhamet Vila.
Njoftimi i plotë i Vilës:
FC Kosova Düsseldorf e Veriut ka nisur përgatitjet për edicionin e ri të garave.
Nën udhëheqjen e shtabit teknik, në krye me trajnerin Mohamed Elmimouni dhe stafin e tij përcjellës si kryetari, nënkryetari, manaxherat dhe drejtori sportiv, ekipi ka kryer sot seancën e parë stërvitore.
Klubi futbollistik FC Kosova Düsseldorf me kënaqësi njofton se ka finalizuar 10 transferime të reja.
Klubi ynë ka negociuar tash e disa muaj për transferimin e lojtarëve…!
Një sfidë që na jep mundësinë për të treguar potencialin tonë dhe për të korrur suksese në Landesliga.
Drejtuesit tanë janë plotësisht të përkushtuar për të arritur rezultate të mrekullueshme dhe për të përfaqësuar me dinjitet klubin tonë te zemrës Kuqe e zi
Me përkushtimin e lojtarëve dhe stafit tonë, në shpresojmë të arrijmë Suksese të mëdha dhe të vazhdojmë të rritemi në këtë kompeticion të ndritur në liga tjera..!
FC Kosova 🇦🇱Düsseldorf dashuri e pathyeshme.
Forca FC Kosova Düsseldorf.