
Frymë reagimi: Festa e Epopesë së UÇK-së në Prekaz të Drenicës, të përqarë klasa politike e Kosovës
Skënder Karaçica, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-amerikane në Çikago
Frymë e reagimit qytetar, për të daravitur huqet e klasës politike (shqiptare) në Kosovë, që, në rrjedhat e demokracisë e të shtetndërtimit, mëngjesin e punës ia nisin me inate e huqe të përqarjeve të skajshme si kundërshtarë politik…(sic!).
Inatet në tovolinën e punës,në sallën e kuvendit, ku po na mbetën kahet e zhvillimit të shtetit të Kosovës…?! Vota e sovranit, e kanë thënë më të drejtë, është një kontratë me sovranin për të zgjedhurit në institucionet e shtetit. Po ku na mbetët, përgjegjësia për votën e sovranit, do të pyesnim me frymën e reagimit.
Në shtetin e Kosovës, të gjithë e kemi hisën tonë dhe, ka ardhur koha më shumë kahe të luftës së mendimeve për kahet e zhvillimit të shtetit tonë. Të mësohemi me jetën dhe frymën e lirë në shtetin demokratik e ligjor të Kosovës…!
Me përqarje e inate (allballkanqe) nuk ka zhvillim e përparim të kaheve të shtetit të Kosovës! Të zgjedhurit me votën e lirë të sovranit në institucionet e shtetit, nuk do të thotë se mund të bëjnë çfarë të dojnë, ndonëse pushteti i besuar me votën e sovranit, nuk është testament për bahqe të babës…(sic!).
Shteti i Kosovës nuk zhvillohet me inate e përqarje të klasës politike…!
(Mars, 2025)