Frymë reagimi: Prej librave në gjuhën shqipe nuk ka bukë…!

12 mars 2025 | 22:36

Skënder Karaçica, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-amerikane në Çikago

Profesori me gradë shkencore (dr) nga Kërçova: Leni librat shqip se prej tyre nuk ka bukë e, mësojeni gjuhën angleze…!

Para do kohe, erdhi në Çikago, profesor i shtyer në moshë, me gradën shkencore (prof.dr) dhe me mërgimtarët shqiptarë mbajti ders se jo mahi…Hyri e doli, nëpër udhë e (pa) udhë duke mos kursyer ,,rrafshin e tij shkencor,, (sic!) tash e sa vjet nëpër dyert e universitetit në Shkup e Tetovë, para brezave të rinj shqiptarë…

Duke biseduar me mërgimtarët, aty kishte të moshuar që, koha e mërgimit ua kishte shembur kurrizin e jetës dhe, profesorë të fushave të ndryshme. Foli e foli, pajada, profesori nga Kërçova e, përmes fjalës nuk ngurroj të thotë zëshëm:

– Leni librat e gjuhës shqipe se prej tyre nuk ka bukë e, mësojeni gjuhën angleze, -u thoshte (p) rofesori nga Kërçova, mërgimtarëve në Çikago.

Në frymën e reagimit: A thua i kujtohet (p)rofesorit fjala e tij kutrrum dhe e pa matur mirë në Çikago, duke denigruar gjuhën e lashtë shqipe indo-evropiane, tiparët e saj gramatikore kanë vënë gurët e qytetërimit në Evropë dhe më gjërë në botë?!

(P)rofesor me gradë të lartë shkencore (prof.dr) ne nuk harrojmë, ne gjykojmë se si dikush pa na zë diellin e shenjës dalluese kombëtare të shqipes…!

Ne nuk harrojmë në Çikago…!

(Nga notesi im)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka cilësuar si alarmante…