Fshati Dumnicë i Podujevës është futur në karantinë
16 mars 2020
| 13:11
Fshati Dumnicë i Podujevës është futur në karantinë që nga mbrëmë.
Kryetari në detyrë i komunës, Nexhmi Rudari ka treguar se kjo ka ndodhur pasi u konfirmua një rast me koronavirus në këtë fshat.
Ai ka treguar se është dezinfektuar lagjja ku ka banuar i prekuri me virusin covid-19 dhe se janë kontrolluar anëtarët e familjes së tij.
I infektuari është i gjinisë mashkullore, 62 vjeç, dhe, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ai ka udhëtuar në Kosovë direkt nga Italia, më 5 mars, 2020, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.