Fshati Hogosht i Kamenicës së shpejti me rrjet të zgjeruar të mbeturinave
26 korrik 2020
| 17:16
Komuna e Kamenicës përkatësisht udhëheqësi i sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit, Hysen Jerliu së bashku me menaxheren e njësisë Ecohigjiena në Kamenicë, Shejnaze Masurica, kanë mbajtur një takim me kryetarin e Këshillit Lokal të fshatit Hogosht, Haqif Agaj për të diskutuar në lidhje me zgjerimin e rrjetit të mbeturinave në këtë fshat.
Deri tani mbi 90 për qind e qytetarëve të Hogoshtit janë furnizuar me kontejner 120 litra dhe është duke u punuar në vazhdimësi që të arrihet mbulueshmëria në 100 për qind në këtë fshat.