Fshati Kçiq i Mitrovicës bëhet me rrjet të ri elektrik
Investimet e radhës nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, kanë zbritur edhe në një rajon të rëndësishëm të Mitrovicës, përkatësisht në Kçiq.
Investimet e KEDS-it të shtrirë në fshatin Kçiq të Madh, po ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin kualitativ dhe stabil me energji elektrike.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se edhe në Kçiq të Mitrovicës, si dhe në çdo vend tjetër në Kosovë KEDS-i po rregullon rrjetin elektrik.
“Ne jemi të lumtur që 269 familje të këtij fshati kanë energji elektrike më kualitative dhe më të sigurt. Ky është një tregues që KEDS-i është i vendosur që të rregullojë rrjetin elektrik në tërë territorin e vendit, me prioritet aty ku gjendja është më e rëndë dhe ku numri i konsumatorëve është më i madh”, ka thënë Buzhala.