Fshati i Kosovës ku dimri zgjat gjashtë muaj (video)
02 mars 2018
| 21:08
Megjithëse moti pak është zbutur në disa zona rurale bora po sjell probleme.
Në Kaqanoll të Podujevës bora dhe erërat e forta mbyllin rrugën për Mitrovicë e Podujevë.
Banorët janë strukur nëpër shtëpitë e tyre ndërsa ortekët e borës e mbyllin rrugën disa herë në ditë.
Në këtë fshat, trashësia e borës ka arritur rreth 2 metra.
Dhjetëra automjete bllokohen në rrugë ndërsa solidariteti i banorëve është ai që mundëson kalimin e tyre.
Të premten banorët kanë dalë për ta zhbllokuar një automjet që kishte ngelur në rrugë.
“Rruga nuk po mirëmbahet kurrqysh”, tha Valon Beqiri i cili ishte bllokuar në rrugë.
Banorët thanë se e kanë të vështirë të kalojnë në këtë rrugë gjatë dimrit në raste të emergjencave.