Fshati Lupç i Poshtëm do të bëhet me urë të re

09 tetor 2020 | 15:50

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka pritur në takim drejtoreshën e Agjencionit Zhvillimor Rajonal-Qendër, Mrika Gashi.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi dhe drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Bunjamin Hoti, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit për realizimin e projekteve të përbashkëta.

Pas takimit, nënkryetari Rudari dhe Gashi, vizituan punimet në ndërtimin e urës në fshatin Lupç i Poshtëm, projekt të cilin po e realizojnë me bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR).

“Kjo do të jetë ura më e madhe, e ndërtuar mbi lumin Llap në komunën tonë dhe do të ketë dy korsi lëvizjesh të automjeteve”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Podujevës.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, bashkë me kryetarin…