Fshati pa drita prej shtatë vitesh
Fshati Derje është vetëm 40 km larg Tiranës. Në vitin 2011 disa persona të panjohur vodhën transformatorin dhe linjën elektrike. Edhe pse keqbërësit u kapën në kohë rekord, lidhja e energjisë elektrike nuk u arrit që të realizohej.
Mexhit Masha thotë: “Vetëm me qiri, elektrik dore, me flakën e druve dilja natën se kisha frikë kafshët e pyllit. E kam parë ariun dy herë. Kur u lidh poçi, unë fillova të qaja. Nuk e besoja dot dhe më iknin lotët. Për orën merrja ata të Tiranës dhe i pyesja sa është ora? Sa është data?”
Mungesa e energjisë elektrike për 7 vjet banorët e Derjes i mbajti larg aktualitetit. I gjithë fshati kishte vetëm një radio dhe ai që mësonte më shumë të rejat ishte Mexhit Alasani. Ndërsa zonjat e fshatit punët e shtëpisë i bënin sapo lindte dielli dhe duhet t’i përfundonin ato para perëndimit.
“Kemi tre vjet tashi që kemi vënë atë panelën diellore dhe sa për dritë kishim dhe për të karikuar një telefon”, deklaroi Alasani.
OSHEE, në prag të Vitit të Ri, bëri të mundur lidhjen e energjisë elektrike në fshatin Derje.
Top Channel