Fshati Polac po bëhet me objekt të ri shkollor

10 tetor 2018 | 16:26

Ka disa muaj që ka filluar ndërtimi i objektit të ri për shkollën fillore “Drenica” në Polac të Komunës së Skenderajt.

Drejtori i kësaj shkolle, Gëzim Gashi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se ndërtimi  i objektit të shkollës është financuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Ky objekt sipas tij do të ndikojë shumë në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe arsimtaret e kësaj shkolle.

“Ndërtim i shkollës ka filluar më 18 korrik të këtij viti. Në fillim është paraparë të përfundoj faza e parë e punimeve, e cila përfshinë ndërtimin deri në pllakën e parë. Mirëpo këto ditë  MASHT-i na kanë njoftuar se punimet do të fillojnë edhe për fazën e dytë të ndërtimit, e cila përfshinë ndërtimin e objektit deri në kulm. Pra do të përfundojnë punimet e vrazhda”, ka thënë Gashi.

Duke treguar për kushtet që do të ofrojë shkolla e re, ai shpreson se objekti do të përfundojë vitin e ardhshëm.

“Po besojmë se deri ka viti i ardhshëm do të përfundojë ndërtimi i shkollës. Mjetet për ndërtimin e shkollës jonë të ndara nga MASHT-i dhe nuk besoj se ka ndonjë arsye për vonesë. Shkolla parashihet të këtë klasë të mjaftueshme, kabinete, sallën e mësimdhënësve, zyrën e drejtorit, pedagogut, sekretarit, etj. Gjithashtu parashihet të ketë edhe sallën për edukate fizike”, ka thënë drejtori Gashi.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Balkan Green Foundation”, Visar Azemi…