Fshati që po përpiqet t’i ndalojë të gjitha macet
31 gusht 2018
| 11:29
Një fshat i vogël në bregun jugor të Zelandës së Re po planifikon ta zbatojë një plan radikal për t’i mbrojtur kafshët e egra të natyrës, por duke ndaluar të gjitha macet.
Sipas iniciativës së propozuar nga ambientalistët e tokës, pronarët e maceve në Omaui do të duhet të pajisen me mikroçip dhe regjistrojnë macet. Pasi kafsha e tyre të ngordhë, të apasionuarit pas maceve në komunitet nuk do të lejohen të marrin më.