Fshati Qirez, një vend joshës për t’u vizituar (foto)
06 gusht 2023
| 12:38
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka postuar disa fotografi në “Facebook” të fshatit Qirez.
Ai ka thënë se ky është një fshat që ia vlen për t’u vizituar.
“Ja edhe fshati tjetër tejet tërheqës si qendra më e rëndësishme e banuar rrëzë Qyqavicës – Qirezi mikpritës me bukuritë e natyrës malore brenda e përreth, ku gërshetohet historia me traditën, që e bëjnë një vend joshës për t’u vizituar!”, ka shkruar Nura.