Fshati Strellc i Epërm do të bëhet me objekt të ri të QMF-së

24 shtator 2020 | 11:04

Me qëllim të rritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësor në Deçan, Strellc dhe fshatrat përreth, infrastrukturës së institucioneve shëndetësore të Deçanit po i shtohet edhe objekti i ri i QMF-së në Strellc të Epërm.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Së bashku me kryetarin e Deçanit, z. Bashkim Ramosaj nënshkruam memorandumin për “Ndërtimin e Objektit të Qendrës të Mjekësisë Familjare” në Strellc të Epërm, me vlerë 260,00 euro.

Pos investimeve në infrastrukturë, pritet të shtim edhe në  personelin mjekësor duke konfirmuar se kjo komunë do ta ketë mbështetjen e plotë”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 62 vota “pro” Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së…