Fshati Vragoc i Pejës, vendi ku unë jetoj

10 nëntor 2021 | 17:09

Reportazh

Shkruan: Arbesa Berisha

Do t’a filloja këtë ese përshkruese për fshatin tim me fjalinë: “vendi im është më i bukuri ne botë”, e kjo për faktin që  secilit nga ne, vendi ku ne jetojmë na duket që është me i bukuri nga të gjithë, një mjedis ku ne u rritëm, kaluam pjesën më të lumtur të jetës, fëmijërinë, kujtimet, të mirat e të këqijat…

Fshati im e ka emrin Vragoc, një fshat modest më një hapësirë jo aq të madhe,  me njëzetë shtëpi ku aq sa ka hapësira nëpër shtëpi, nuk ka njerëz që i mbushin ato kjo për faktin që gati nga secila familje ka mërgimtar që janë shumë larg vendlindjes së tyre. Pasi që jemi një numër i vogël, ne si bashkëfshatarë jemi shumë të lidhur më njeri – tjetrin dhe jemi shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për të mirën, e të keqen, e njeri-tjetrit( gëzimin e hidhërimin).  Duke mos u ndalur vetëm të banorët e fshatit, më shumë dëshirë po filloj që të përshkruajë hapësirat më të bukura që ka ky fshat, që më të vërtetë jam shumë e bindur që ja vlen për t’u përmendur dhe se do të ju pëlqejnë shumë.

Shtëpitë e ngjitura njëra me tjetrën

Hapësira ku unë jetoj, shtëpitë janë afër njëra- tjetrës dhe në të dy pjesët kemi fatkeqësisht afër rrugët kryesore që të shpijnë për në qytet dhe kjo krijon përveç ndotjes edhe një zhurmë që pengon jashtëzakonisht shumë. Do të vazhdojë më pjesët që ceka më lartë, ku ne i quajmë Arrat e fshatit (poshtë n’ara), do të thotë i gjithë fshati një kilometër me poshtë hapësirës ku janë shtëpitë  kemi arrat që të gjitha punohen nga pronarët e tyre (nëse dikush nuk është në gjendje t’i punojë tokat e tij i’a dhuron një bashkëfshatari që merret më shumë më bujqësi d.m.th. nuk mbetet tokë e pa punuar). Kjo tokë e punuar bën që të kemi një bujqësi të përparuar e më shumë fryte të shëndetshme. Përveç livadheve e arrave kemi edhe malet që i rrethojnë këto hapësira, nuk janë male të mëdha por më të vegla… sa e bukur që është rruga mes malit dhe fushës, e gjitha është natyrale, e tani në vjeshtë është e mbushur plot me gjethe. Rruga që shpie për të arrat ku karshi fushës është kanali për ujitjen e tokës që vjen nga Lumbardhi i Pejës, shtrati i këtij lumi gjendet jo më larg se një kilometër e gjysmë.

Molla e Gjylës, stërgjyshes time

Më shumë dëshirë po e përmendi një burim natyror  dhe bukurinë e fshatit që është uji që rrjedh vazhdimisht, pa ndërprerje në mes të shpatit. Do të cekja që në fshatin tonë kemi edhe shumë pemë të mbjella nga një axhë, ka afro pesë hektarë kumbulla e tre hektarë arra dhe disa pjesë të vogla më molla, qershia e aronia, që pa dyshim janë bukuri në vete edhe këto.

Afër tokës së familjes tonë gjendet një mollë shumë e vjetër  që e ka emrin e stërgjyshes time (molla e Gjylës), ka molla shumë të ëmbla që të gjithë i duan jashtë mase…  E bukura e këtyre tokave është që nuk gjenden rrugët shumë afër, çdo gjë është natyrore pa ndërhyrje, e kjo e bën të bukur dhe të fal më të vërtetë një qetësi të brendshme kur ecën në këto hapësira më ajër shumë të pastër…

Më këtë përshkrim që u mundova t’a përfshij të gjithë fshatin Vragovc, ku unë u rrita shpresoj të i’u kem falur një ndjesi të bukur, e më shumë dëshirë, pse jo edhe t’a vizitojmë së bashku  këtë vend.

Në vazhdim vendosa që disa pjesë t’i ilustroi edhe më foto.

Fig.1. Rruga për në ara

Fig.2. Vazhdim i rrugës tjetër për në arra

Fig.3. Në foto e kam ilustruar tokën duke u punuar nga një bujk

Fig.4. Tokë e mbjellë më misër

Fig.5. Molla e Gjylës

Fig.Në figurën me lartë janë shkallët për të burimi, në foton tjetër paraqitet burimi

Fig.7.Në foton lartë është ‘koshi’ i misrit

Figura 8, Mur i ndërtuar shumë kohë më parë nga lloçi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me…